Lajme
Belgjikë: Arrestohen 7 të dyshuar xhihadistë, planifikonin sulm terrorist
Shtatë terroristë të dyshuar xhihadistë u arrestuan nga policia belge gjatë një bastisjeje në rajonin e Flanders. Këtë e ka bërë të ditur prokuroria federale, duke shpjeguar se pothuajse të gjithë të dyshuarit janë “me origjinë çeçene, tre prej tyre gjithashtu kanë shtetësi belge dhe i përkasin një grupi mbështetësish të zjarrtë të Shtetit Islamik”.
Ata akuzohen se ishin gati të kryenin një sulm terrorist në Belgjikë.
Arrestimet u urdhëruan pas një sërë kontrollesh të kryera në qytetet Roeselare, Ostend, Wevelgem, Ghent dhe Menen, në kufi me Francën.
Objektivi i sulmit, sipas raportimeve të prokurorisë federale, ende nuk ishte përcaktuar saktësisht, por hipotezat parashikonin sipas hetuesve skenarë të ndryshëm, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
“U fol për ndërtesat e NATO-s, por për momentin ato plane nuk dukeshin shumë konkrete,” tha një zëdhënës për gazetën belge De Standaard.
Të dyshuarit tashmë janë marrë në pyetje. Gjyqtari hetues do të duhet të vendosë nëse do t’i thërrasë ata të paraqiten dhe ndoshta do të lëshojë një urdhër arresti.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar Ndërsa, në përgjithësi, diaspora zvicerane vazhdoi të rritet në vitin 2025, ka një rënie të ndjeshme... -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga












