E-Diaspora
Berberi shqiptar, i cili ka oferta nga gjithë Evropa
“Kam pasur shumë oferta nga jashtë Shqipërisë, si Itali, Norvegji, Londër e disa vende tjera, por nuk jam larguar”, ka thënë Azem Sheshi
Një berber shqiptar i ka impresionuar të gjithë. Si mediat vendore, ashtu edhe ato ndërkombëtare.
Azem Sheshi është shndërruar në një sensacion. Ai i pret flokët klientëve të tij me sy mbyllur, i prenë flokët me katër gërshërë në duar, me çakmak, apo edhe me djegie.
Ai në një intervistë për Albinfo.ch thotë se ka shtatë vjet që merret me këtë zanat. “Në fillim kam pasur shumë vështirë, por me kohë ia kam dalë dhe tani më shkon shumë mirë. Jam 23-vjeçar dhe kam shtatë vjet që merrem me këtë punë. E bëj me shumë pasion”, ka thënë Sheshi për albinfo.ch.
Berberi shqiptar ka pasur oferta për të punuar në shumë vende evropiane, por nuk e braktis fshatin e tij. “Kam pasur shumë oferta nga jashtë Shqipërisë, si Itali, Norvegji, Londër e disa vende tjera, por nuk jam larguar. Janë disa arsye personale pse nuk largohem”, ka shtuar tutje ai.
Ai thekson se është i kënaqur me punën që bën. “Jam shumë i lumtur në fshat. Mjafton të jem duke punuar dhe të jem afër familjes time. Kjo ka shumë rëndësi për mua”, përfundoi Azem Sheshi.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu), ndoshta jeni njohur...
-
Cilat profesione janë më të paarritshme nga të huajt në Zvicër
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR?
-
Restoranti i famshëm indian nuk mund të hapet në Cyrih, pasi kuzhinierëve iu refuzuan lejet
-
Përhapet mushkonja tigër: Zbulohen dy lloje në Aargau