Shqipëria
Berisha dhe Rama, në shënimin e 10-vjetorit të Shqipërisë në NATO
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe Komandanti i Ushtrisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, zonjës Olta Xhaçka, po marrin pjesë në shënimit e 10- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në Tiranë, ministri Berisha në fjalën e tij tha: “Jemi shumë të nderuar që bashkë me komandantin e FSK-së dhe stafin e Ministrisë po marrim pjesë në shënimin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit. Jemi të lumtur që Shqipëria sot gjendet përkrah me shtetet aleate në misione të ndryshme paqeruajtës në vende të ndryshme të botës. Por, ne jemi të gëzuar edhe për pranimin e shteteve të tjera të rajonit në NATO, anëtarësimi i tyre si dhe shteteve të tjera në të ardhmen ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon. Edhe Kosova objektiv strategjik ka anëtarësimin në NATO’’.
Ministri Berisha gjithashtu i ka njoftuar të pranishmit edhe me zhvillimet e fundit në Kosovë, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar: ,,Kuvendi i Kosovës me votë unanime, në fund të vitit të kaluar ka miratuar tri ligjet që i japin Forcës së Sigurisë të Kosovës mandat të ri. Ky vendim është vendim sovran i shtetit të Kosovës, i njohur nga 118 vende të botës dhe nga Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010.
Prej 21 janarit të këtij viti kemi filluar realizimin e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, plan ky që do të jetë transparent, gradual 10-vjeçar, ku zbatimi i këtij plani do të ndodhë në tri faza.
“Të gjitha të arriturat e deritashme janë meritë e një bashkëpunimi të afërt me KFOR-in dhe NATO-në në Kosovë. Përkundër rrugës tragjike nëpër të cilën ka kaluar Kosova, ne jemi të përkushtuar të punojmë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë dhe që tani jemi të gatshëm me kapacitetet që posedojmë dhe ato qe do t’i ndërtojmë, të mos jemi vetëm konsumues por edhe kontribuues të sigurisë”.
Në këtë aktivitet morën pjesë ministra Mbrojtjes, shefa shtabesh, gjeneralë të vendeve anëtare dhe të komandave të NATO, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në Tiranë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












