Sport
Berisha nga Australia në Japoni
Ai kishte thyer rekordin e golave në futbollin australian dhe do të mbetet në histori
Sulmuesi shqiptar Besart Berisha është larguar nga kampionati australian pas shtatë vitesh për t’u transferuar te kryesuesit e kampionatit japonez Sanfrece Hiroshima.
32-vjeçari largohet nga Australi me katër tituj kampion dhe 116 gola të shënuar, duke fituar dy herë “Këpucën e artë” dhe duke qenë golashënuesi më i mirë i historisë, përcjell albinfo.ch.
“Kam emocione të përziera tani, pasi kam kaluar një eksperiencë shumë të mirë te Viktoria dhe në Australi. E kam pak të vështirë tani, por është vendimi i duhur për t’u larguar. Dua të falënderoj tifozët që më kanë përkrahur në momente të mira, por dhe në kohë të vështira”, u shpreh Berisha.
Berisha do të nis një aventurë të re në kampionatin japonez dhe dihet që ky kampionat është shumë herë më i zhvilluar se ai australian. Një hap i rëndësishëm në karrierë për sulmuesin shqiptar.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit Besimtarët e Misionit Katolik Shqiptar në Luzern kanë kremtuar festën e Pashkëve në dy qendra të... -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato)













