Sport

Berisha nga emigrimi në Berlin deri te rekordet në Australi

“U gëzuam shumë kur arritëm në Berlin, pasi gjetëm një fat të mirë, me punë me gjithçka. Ne gjetëm jetën tonë. I jam mirënjohës futbollit pasi më ndryshoi dhe më dha atë që e ëndërroja”, deklaroi sulmuesi nga Prishtina

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha ka qenë në fokusin e FIFA-s me një reportazh special.

Në këtë reportazh është rrugëtimi i tij, që nga hapat e parë në karrierë, lufta në Kosovë, pastaj emigrimi në Berlin të Gjermanisë e deri te rekordet në futbollin australian, përcjell albinfo.ch.

“U gëzuam shumë kur arritëm në Berlin, pasi gjetëm një fat të mirë, me punë me gjithçka. Ne gjetëm jetën tonë. I jam mirënjohës futbollit pasi më ndryshoi dhe më dha atë që e ëndërroja”, deklaroi sulmuesi nga Prishtina.

Ai luajti në disa kampione mjaft të forta, si Gjermani e Angli, edhe pse u përballë me shumë lëndimeve. Berisha më pas theu shumë rekorde në Australi.

“Kam thyer rekordet e vendosura më parë me golat e mi dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, deklaroi ndër të tjera Berisha, i cili ka luajtur në Kombëtaren shqiptare dhe për Përfaqësuesen e Kosovës.