Shqipëria
Berisha paralajmëron protesta të reja
Sipas tij, e gjithë Shqipëria do të përfshihet nga protestat
Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, pas përfundimit të protestës së sotme para selisë së PD-së ka paralajmëruar se do të ketë protesta të tjera, të cilat, siç u shpreh ai, do të vazhdojnë në gjithë Shqipërinë.
“Pavarësisht nga këto veprime të një tradhtari të vërtetë që sot nxori më shëmtuar se kurrë fytyrën e tij para shqiptarëve, të Lulzim Bashës, në koordinim me Edi Ramën, ajo çka më ka impresionuar më shumë është vendosmëria totale absolute e protestuesve për të qëndruar të pamposhtur. Ata sot kanë vetëm një pyetje: kur do kthehemi përsëri? Unë i garantoj se Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së do t’u japë atyre përgjigje në kohën më të shpejtë. Ne nuk jemi në betejë për një zyrë, ne jemi në betejë kundër një përpjekjeje armiqësore të hapur të Edi Ramës për të asgjësuar pluralizmin politik në Shqipëri. Pra, ne jemi në një mision të një rëndësie të jashtëzakonshme”, tha Berisha, transmeton Albinfo.ch.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











