Lajme
Berna forcon sanksionet kundër Bjellorusisë
Minsku konsiderohet bashkëpunëtor i Rusisë në luftën në Ukrainë dhe Këshilli Federal ka vendosur të forcojë sanksionet kundër Bjellorusisë, pas hapave që Bashkimi Evropian kishte ndërmarrë tashmë në fillim të këtij muaji, përcjell albinfo.ch.
Ato kanë të bëjnë kryesisht me sanksionet tregtare dhe financiare dhe janë shumë të ngjashme me masat e vendosura tashmë ndaj Rusisë.
Masat që hynë në fuqi të mërkurën përfshijnë ndalimin e eksportit të mallrave me përdorim të dyfishtë (ushtarake dhe civile); importi i mallrave që Zvicra zakonisht blen nga Bjellorusia, si produkte druri dhe gome, hekur, çelik dhe beton; dhe përfundimin e financimit publik dhe asistencës financiare për shkëmbime tregtare ose investime.
Gjithashtu, transaksionet me Bankën Qendrore të Bjellorusisë nuk lejohen më. Këshilli Federal ka publikuar gjithashtu një listë të bankave të përjashtuara nga sistemi ndërkombëtar i mesazheve SWIFT.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”













