Lajme

Berna sanksionon mjekët që folën publikisht kundër vaksinimit

Mjekët skeptikë për vaksinim dënohen në Zvicër

Kantoni i Bernës ka marrë masa kundër dy mjekëve që folën publikisht kundër vaksinimit ndaj Covid dhe duke u bërë thirrje pacientëve të tyre që të mos marrin injeksione, transmeton albinfo.ch.

Detajet e rasteve dhe dënimeve të vendosura nuk u zbuluan, por autoritetet theksuan se profesionistët mjekësorë që kundërshtojnë me zë vaksinimin përbëjnë një rrezik për shëndetin publik.

Kantoni po heton gjithashtu raste të tjera të ngjashme, njëra prej të cilave ka të bëjë me një kirurg dhe mjek sportiv, i cili kishte nisur një apel publik për njerëzit që të kundërshtonin testet e shqyrtimit dhe mbajtjen e një maske mbrojtëse. /Albinfo.ch