Lajme
Berset, aktualisht nuk ka ndërmend të marrë masa të mëtejshme
“Masat më të rrepta (përfshirë mbylljet) janë të gatshme për zbatim. Prandaj, nëse ato janë të nevojshme, Këshilli Federal mund të vendosë shpejt për to”
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka zhvilluar sot një bisedë telefonke me Presidentin e Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Shëndetësisë (GDK), Lukas Engelberger dhe drejtorë të tjerë shëndetësorë. Tema e bisedës kishte të bënte me pandeminë e koronës, transmeton albinfo.ch.
“Masat më të rrepta (përfshirë mbylljet) janë të gatshme për zbatim. Prandaj, nëse ato janë të nevojshme, Këshilli Federal mund të vendosë shpejt për to”, është shprehur më pas ministri Berset në një postim në Twitter, shkruan srf.ch.
Për shkak të kësaj, ekonomia duhet të përgatitet për më shumë raste sëmundjeje dhe të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të shmangur infektimet.
Berset ka vënë në dukje se situata është shumë e tensionuar për shkak të Omikronit. Spitalet kanë ende kapacitet, por duhet të përgatiten për raste më akute.
“Ne po ndjekim nga afër efektet e përfundimit të pushimeve, të fillimit të shkollës dhe se si po zhvillohet presioni mbi spitalet – shtrimet në spital dhe zënia e IPS-së” (shtretërit e kujdesit intensiv), thotë Berset.
Faktori vendimtar gjithsesi do të jetë ai se sa njerëz të infektuar me Omikron kanë nevojë për kujdes intensiv.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë













