Lajme
Berset: “Qëllimi është që kurrë më të mos kemi gjendje të jashtëzakonshme”
Përkundër situatës shqetësuese, "qëllimi ynë është që kurrë të mos ketë nevojë për bllokim të sërishëm dhe për të shpallur sërish gjendje të jashtëzakonshme"
Alain Berset është shprehur i shqetësuar në konferencën për media që ka mbajtur të hënën në St. Gallen.
“Ka ndodhur një ndryshim drastik ditët e fundit”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, duke iu referuar numrit shpërthyes të infeksioneve dhe, mbi të gjitha, shkallës së lartë të pozitivitetit, e cila kohët e fundit ishte mbi 10 për qind, shkruan srf.ch.
“Tani është e rëndësishme të parandalohet numri i të shtruarve në spitale, gjë që në fakt është shumë e vështirë”, ka thënë më tutje Berset, transmeton albinfo.ch.
Si element pozitiv, Berset ka veçuar faktin se, ndryshe nga pranvera, aktualisht ka shumë pak infeksione të fshehura.
Kapaciteti maksimal i numrit të mundshëm të testimeve në Zvicër, teorikisht është 35,000 teste në ditë. Rreth gjysma e këtij numri aktualisht është duke u realizuar. Testet e shpejta duhet të jenë në dispozicion së shpejti, është duke e u bërë çertifikimi i tyre.
Berset vëren se aktualisht nuk është e mundur të shpërndahen gjoba për njerëzit që refuzojnë të mbajnë maskë, përcjell albinfo.ch. “Nuk ka pasur asnjë bazë ligjore për këtë që nga përfundimi i gjendjes së veçantë. Kjo ka ndodhur pasi që parlamenti nuk e ka futur këtë element në ligjin Covid”. Thjesht, nuk kemi bazë ligjore për një gjë të tillë”.
Pyetjeve rreth masave që duhet të merren për frenimin e pandemisë, Berset u është përgjigjur se “këto janë çështje të kantoneve, pasi që situata ndryshon shumë nga kantoni në kanton. Megjithatë, një ashpërsim i masave nga niveli federal nuk përjashtohet”, transmeton albinfo.ch. Por, ka theksuar ai, “qëllimi ynë është që kurrë të mos ketë nevojë për bllokim të sërishëm dhe për të shpallur sërish gjendje të jashtëzakonshme”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













