Tematike
Berset thërret për kujdes: Virusi po përhapet më shumë në ndejat private
Kur bëhen festa në ambiente private, respekti për sëmundjen bie poshtë sadopak dhe kjo është logjike, thotë Berset. Por një gjë e tillë shkon kundër përpjekjeve të autoriteteve
Ministri i Brendshëm Alain Berset duke folur sot në Parlamentin e Kantonit të Zug-ut ka thënë se, megjithë numrin e rasteve në rritje, duhet gjithashtu të theksohet se rritja nuk është e njëjtë në të gjitha rajonet. Kjo rritje është veçanërisht e fortë në zonat metropolitane. Por megjithatë, përfundimi i tij ishte se “trendi po rritet në mënyrë të qartë”. Kjo do të thotë se vështirësohet detyra për ekipet kantonale të gjurmimit të kontakteve.
Alain Berset ka vizituar gjithashtu kompaninë farmaceutike Roche në Zug për të mësuar më shumë procesin e zhvillimit të të ashtuquajturave “teste të shpejta”. Testet e tilla janë shumë të dobishme për të zbuluar shpejt nëse dikush është pozitiv apo negativ. Por, sipas ministrit Berset, ka edhe sfida të reja, të tilla si ndjekja e të dhënave. Dhe me testet e reja të shpejta, gjithashtu duhet të rishikohet edhe strategjia e testimit në tërësi.
Si përfundim, Alain Berset thotë se do të jetë “kërkues” kur bëhet fjalë për bartjen e virusit që sipas tij, po ndodh, veçanërisht në qarqet e ndejave private, përcjell albinfo.ch. Ka shumë infeksione në mjedisin privat. Kur bëhen festa në ambiente private, respekti për sëmundjen bie poshtë sadopak dhe kjo është logjike, thotë Berset. Por një gjë e tillë shkon kundër përpjekjeve të autoriteteve drejt luftimit të pandemisë. Prandaj, ministri i brendshëm konkludon se duhet të jemi “me të vërtetë të kujdesshëm” në ndejat private.
Ministri i Brendshëm ka treguar një reagim me kujdes ndaj lajmit të sotëm se në Zvicër ishte regjistruar për miratim një vaksinë e parë: Është e qartë se të gjitha këto vaksina janë ende në fazën e tretë të testeve klinike”, ka thënë ai, shkruan srf.ch.
Pra bëhet fjalë për një proces të veçantë miratimi që fillon më herët.
Por ai megjithatë e ka mirëpritur procedurën e lejimit nga ana e Agjencisë Zvicerane të Barnave, transmeton albinfo.ch. Sipas kësaj të fundit, nuk duhet humbur kohë pa nevojë, në rast se shihet në horizont ndonjë vaksinë e përshtatshme.
Por është gjithashtu thelbësore që vaksinat të jenë të sigurta: “Këtu nuk mund të ketë kompromise”, ka thënë më tutje Alain Berset.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?













