Lajme
BESA dhe Aleanca deklarohen hapur me LSDM-në
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi tha se partia e tij është e gatshme të votojë në Kuvend qeverinë e re nëse mandatohet Zoran Zaev. Njëjtë mendon edhe Ziadin Sela i Aleancës
Lëvizja e BESA e cila përfaqësohet në Kuvendin e Maqedonisë me 5 deputetë, hedh poshtë çdo mundësi që ta votoj një koalicion që udhëhiqet nga VMRO DPMNE. Kjo Lëvizje deklarohet hapur kundër Nikolla Gruevskit, ndërsa deklarohet pro opozitarit Zoran Zaev të LSDM-së. Njëjtë shprehet edhe Aleanca për Shqiptarët.
Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi tha se partia e tij është e gatshme të votojë në Kuvend për qeverinë e re nëse presidenti e mandaton liderin e LSDM-së Zoran Zaev. Ibrahimi sqaron se partia që përfaqëson ai është shumë e interesuar për ta larguar nga skena politike Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij VMRO – DPMNE lidershipi i së cilës thotë se është i inkriminuar dhe udhëheq politika antishqiptare.
“Ne nuk e kemi fshehur se nëse është në interes të largimit të VMRO-së dhe këtij lidershipi të saj prej skenës politike në Maqedoni, mund të bashkëbisedojmë me Zaevin për një shumicë tjetër parlamentare”, tha nënkryetari i Besa-s, Zeqirija Ibraimi, citon AlsatM.
Por, ai thotë se mund t’i diskutoj modalitetet me kreun e social demokratëve, nëse ai merr mandatin për formimin e qeverisë.
Edhe partia tjetër shqiptare, Lëvizja për Reforma e PDSH shprehet të gatshëm të bashkëpunojnë me Zaevin nëse mandatohet për formimin e qeverisë.
Ziadin Sela thotë se Zaevi, nuk duhet të kërkojë mandatin nëpërmjet pres konferencave duhet të fillojë bisedime konkrete me subjektet politike shqiptare.
“Lidhja Socialdemokrate nuk duhet që nëpërmjet pres konferencave të kërkoj mandatin që dikush t’ia dhuroj. Lidhja socialdemokrate, nëse donë të formojë qeveri dhe i ka numrat do të duhet të nis bisedimet me subjektet politike shqiptare. Dua, s’dua unë, fatkeqësisht fillimisht me BDI-në sepse ata i kanë numrat, pa numrat e tyre nuk mund të bëhet asnjë kombinim për qeveri”, tha Ziadin Sela.
Sela në emisionin “200” u shpreh kundër zgjedhjeve të reja dhe për zyrtarizmi të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë.
“Jo. Për mua do të ishte pranueshme pas 25 viteve demokraci po them parlamentare, sistem shumë partiak, që pas këtyre zgjedhjeve të arrijmë ne të zyrtarizojmë gjuhën shqipe dhe kur të duan pastaj të shkojmë në zgjedhje”, tha Sela.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën Samiti IV i Diasporës Shqiptare vjen këtë vit me mesazhin qendror “Through Roots We Rise”, duke... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër -
Danimarkë
Kopenhagë, festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Riola Xhemaili udhëheq Zvicrën drejt fitores në nisjen e kualifikimeve për Botëror Futbollistja shqiptare shënon golin e parë në triumfin 2:0 ndaj Irlandës së Veriut ... -
Viti 2025 i vlerësuar si vit i shkëlqyer për verën zvicerane -
Europol godet grupe mafioze, katër të arrestuar në Zvicër -
Kriza në policinë kantonale të Jurës: presion dhe mesazhe raciste të shumta -
Këshilli i Madh i Vaudit mbështet marrëveshjet kolektive mbi pagën minimale kantonale












