Sport
Besa mbyll në atmosferë festive turnirin dimëror
52 skuadra futbollistike kanë marrë pjesë për dy ditë, të shtunën dhe të dielën, në turnirin dimëror që e organizon për çdo vit klubi shqiptar i St. Gallenit, FC Besa.
Fitues i turnirit dimëror të FC Besës, ka dalur bindshëm skuadra “Sport Cafe Club” nga St. Margrethen.
Finalja është zhvilluar dy herë nga tetë minuta kundër ekipit “Leo Oroshi& AS Carrossserie” dhe ka përfunduar me rezultat të lartë për musafirët 6-1.
“Sport Cafe Club” kishte një përzierje të lojtarëve me prejardhje ballkanike dhe portierin zviceran, të cilët kanë treguar futboll të mirë dhe në fund janë shpallur me meritë kampion të turnirit dimëror.
Vendin e tretë e ka fituar ekipi “Omid Mohajev”.

Titullin e portierit më të mirë e ka fituar, portieri i ekipit fitues të turnirit, Fabio Staudacher.

Kurse çmimi për lojtarin më të mirë të turnirit ka shkuar te lojtari i ekipit të vendit të dytë, Qendrim Murati.
Turniri është zhvilluar i ndarë në tri kategori: futbollistë aktiv, të firmave me seniorë dhe juniorët.
FC Besa ka shpërblyer fituesin e vendit të parë me 1500 franga, vendin e dytë me 500 franga dhe vendin e tretë me 300 franga.
Turniri ka kaluar në një atmosferë festive, pa incidente dhe para një numri të lartë të shikuesve që kanë përcjellur zhvillimin e turnirit të FC Besës në St. Gallen.
E-Diaspora
-
Kosovë
Arbër Bullakaj takohet me kryeministrin Kurti, diskutojnë integrimin dhe sukseset e mërgatës Deputeti i ardhshëm në Parlamentin e Zvicrës vlerëson bashkëpunimin Kosovë–diasporë... -
60 studentë në Tiranë marrin certifikatë nga EHL Lausanne, përgëzon Ambasada e Zvicrës -
Zvicër
Nedim Berisha, profesionist i teknologjisë dhe kreativitetit digjital në Zvicër -
LUGINA’S DAY 2026: Një ngjarje e madhe që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër -
Britani
Arbër Aruqi diplomon në Akademinë Mbretërore Sandhurst
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të fillojë më shumë shërbime hekurudhore drejt jugut të Francës Për verën, Hekurudhat Federale Zvicerane do të ofrojnë shërbime të mëtejshme direkte për destinacione evropiane si... -
Ndalimet e hyrjes në Zvicër u katërfishuan në vitin 2025 -
Këto kantone implementojnë kartat e pagesës për azilkërkuesit -
Lufthansa nis shkurtime drastike, preken mbi 100 mijë punonjës, përfshirë Swiss -
Çfarë do të thotë për pasagjerët mbyllja e pistës në EuroAirport






















