Besim Kauz
Kandidat për deputet në zgjedhjet për Parlamentin e kantonit Thurgau në listë të BDP-së
BesimKauzi ka migruar në Zvicër në vitin 1998. Aktualisht ai punon si shofer autobusi, ndërsa ka të kryer edhe shkollën si disponent në Winthertur.
Besim Kauz, 44-vjeçar nga Tetova, Kandidat për deputet në zgjedhjet për Parlamentin e kantonit Thurgau në listë të BDP-së.
Besimi thotë të jetë angazhuar politikisht në BDP, ngase sipas tij, është subjekt i vetëm politik neutral.
Prej kandidatëve në Becirkin e Weinfeldes të Thurgaus, në listën numër 6 të BDP-së për Parlamentin e Thurgaut Besimi radhitet i pesti, që do të thotë se gëzon mbështetje brenda partisë.
Politikani thotë se do të angazhohet nëse zgjedhet deputet kantonal që procesi i natyralizimit të të huajve të mos komplikohet sipas propozimeve të SVP-së së Bllocherit.
„Ne shqiptarët kemi bërë shumë për Zvicrën dhe do të mundohemi që të mos na i mbulojnë gjërat e mira ndonjë problem i vogël që mund t‘i ndodhë çdokujt. Mendoj se jemi të fuqishëm për të treguar se mundemi edhe shumë më shumë, si për shembull, të depërtojmë edhe në politikë“, thotë kandidati për deputet kantonal.
Lexoni po ashtu shkrimet tona në lidhje me Besim Kauz :
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Turizmi zviceran në rrezik Sipas drejtuesve të industrisë turistike, tashmë janë vërejtur shenja të para të rënies së rezervimeve... -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA -
Zvicra paralajmëron reshje të mëdha bore në disa kantone













