Integrimi
Besnikut me familje i lejohet qëndrimi në Gjermani
Besnik Hasanaj tash mund ta fillojë mësimin e zanatit në një firmë në Bad Säckingen. Njëkohësisht edhe familja e tij do të vazhdojë qëndrimin në Gjermani
Në Oberes Wiesental (Landi Baden Württemberg) për tri raste refugjatësh të cilëve u ishte refuzuar ndjekja e mësimit për zanat, është gjetur një zgjidhje, së paku e përkohshme. Në mesin e tyre është edhe shqiptari Besnik Hasanaj, shkruan “Badische Zeitung”.
Ai ka marrë javën e kaluar lejen për të vazhduar mësimin e zanatit. Për të ardhur deri këtu, kujdestarët socialë të Caritasit kanë bërë presion në shumë kanale, kështu që në fund qeveria në Karlsruhe e dha lejen.
Besniku tash mund ta fillojë mësimin e zanatit të ngjyrosjes së automobilave në një firmë në Bad Säckingen, transmeton albinfo.ch. Njëkohësisht edhe familja e tij do të ketë të drejtë të vazhdojë qëndrimin në Gjermani, gjegjësisht në Schönau ku është duke jetuar tash.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












