CH-Ballkani
Besoni apo jo, shqiptarët punojnë më shumë se evropianët
Një punëtor shqiptar punon rreth tre javë e dy ditë më shumë se një evropian
Sipas statistikave të INSTAT për vitin 2016, një shqiptar me pagë ka punuar mesatarisht në javë 42.9 orë, ose rreth 2.6 orë më shumë se mesatarja e orëve të punës së 28 vendeve anëtare të BE-së.
Një punëtor shqiptar punon rreth tre javë e dy ditë më shumë se një evropian.
Në BE, të punësuarit me kohë të plotë në Angli raportojnë orët javore më të gjata të punës në 2016-n, me 42.3 orë, 0.1 orë më pak se në 2014-n dhe në 2015-n, shkruajnë mediat shqiptare.
Ata ndiqen nga të punësuarit në Qipro me 41.7 orë, Austri me 41.4 orë, Greqi 41.2 orë, Poloni dhe Portugali me 41.1 orë. Të punësuarit në Danimarkë raportojnë më pak orë pune në një jave, vetë 37.8 orë, përcjell albinfo.ch.
Në 28 vendet anëtare të BE-së, orët javore të zakonshme në një javë janë rreth 40.3, njësoj si në 2015-ën.
Shqipëria, njësoj si Spanja dhe Portugalia, paguajnë 22 ditë pune leje vjetore. Pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian, 20 nga 28, kanë vetëm 20 ditë leje të paguara nga punëdhënësi, ndërsa Luksemburgu, Franca, Austria dhe Danimarka paguajnë 25 ditë leje vjetore.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot










