Lajme
Biden në Varshavë: Putin gaboi rëndë me Ukrainën
Biden ka theksuar se populli ukrainas është shumë guximtar.
Në prag të 1-vjetorit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbajtur një fjalim në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë
Ai ka thënë se gjatë takimit të djeshëm në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenky, ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Ukrainën, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin gaboi rëndë me pushtimin e Ukrainës dhe shtoi se populli ukrainas është shumë guximtar.
“Ditën e djeshme, pata nderin të qëndroja përkhrah presidentit Zelensky, të cilit i bëra të qartë se do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës pavarësisht gjithçkaje. Presidenti Putin gaboi, populli i Ukrainës është shumë guximtar. Gjithashtu, mbështetja perëndimore ishte shumë e fortë.
Ai mendoi se NATO ishte i fragmentarizuar, por NATO ishte më i bashkuar se kurrë më parë. Ai mendoi të kthente në armë energjinë, por ne qëndruam bashkë dhe i bëmë ballë.”, theksoi Biden./Albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










