Lajme
Biden sot në Bruksel, priten sanksione të reja për Rusinë
Presidenti Joe Biden mbërrin sot në Bruksel, ku pritet që së bashku me homologët e tij evropianë të shpallin sanksione të reja kundër Rusisë dhe masa të reja për të shtrënguar sanksionet ekzistuese.
Biden dhe aleatët takohen të enjten në samitin e NATO-s, i cili konsiderohet një shfaqje e unitetit perëndimor.
Këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, bëri me dije objektivat kryesorë të udhëtimit.
“Një nga elementët kryesorë do të fokusohet jo vetëm në shtimin e sanksioneve të reja, por në sigurimin se ka përpjekje të përbashkëta për të goditur evazionin, për të goditur sanksionet ndaj çdo përpjekjeje të çdo vendi për të ndihmuar Rusinë që në thelb minojnë, lehtësojnë ose shmangin sanksionet”, u shpreh këshilltari për sigurinë kombëtare në SHBA, Jake Sullivan.
E enjtja pritet të jetë një ditë intensive e diplomacisë, pasi Biden të marrë pjesë në një samit urgjent të NATO-s, në një takim të G 7 dhe në një sesion të Këshillit Evropian.
Për shkak të agresionit “të paprecedentë” të Rusisë në Ukrainë, presidenti i Polonisë është shprehur se NATO-s i duhet një vizion i ri strategjik./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












