Lajme
Biden ‘tallet’ me moshën e tij në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë shaka lidhur me moshën e tij në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, të mbajtur të shtunën, raportoi BBC-ja.
Si për një sërë temash që tradicionalisht Biden përballet me përplasje miqësore para gazetarëve në darkën e korrespondentëve, edhe të shtunën shakatë për këto tema nuk i kurseu, duke i përmendur disa bashkëmoshatarë të tij.
Biden, i cili në moshën 80-vjeçare ka njoftuar se planifikon të kandidojë për rizgjedhje, sulmoi me shaka kritikët që mendojnë se është shumë i vjetër për këtë post.
Duke përmendur manjatin 92-vjeçar, Rupert Murdoch, Biden tha se e bëri atë të dukej si këngëtari Harry Styles.
Ai gjithashtu tha se është mik me një prej baballarëve themelues të SHBA-së, James Madison, presidentin e katërt amerikan.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike










