Lajme
Biden vazhdon “emergjencën kombëtare” në lidhje me korrupsionin në Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka vendosur të vazhdojë ta konsiderojë si “emergjencë kombëtare” situatën me korrupsionin në Ballkanin Perëndimor. Sipas urdhrit ekzekutiv të 26 qershorit 2001, i firmosur nga presidenti George W. Bush, në fokus ishinpersonat që për kohën vlerësoheshin se po destabilizonin rajonin e Ballkanit, kryesisht nëpërmjet nxitjes së konflikteve ndërshtetërore, si në Kosovë, Maqedoni apo Bosnjë-Hercegovinë.
Në një urdhër të përditësuar 20 vite më vonë, më 8 qershor 2021 – urdhri ekzekutiv nr. 14033 – presidenti Biden e plotësoi deklaratën origjinale duke shtuar edhe elementin e korrupsionit si një “rrezik i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, bëhet e ditur nga Shtëpia e Bardhë, transmeton albinfo.ch.
“Situata në territorin e ish-Republikës Federale të Jugosllavisë dhe në Republikën e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë edhe cenimi i marrëveshjeve pas luftës dhe i institucioneve pas shpërbërjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si edhe korrupsioni i përhapur brenda qeverive të ndryshme dhe institucioneve në Ballkanin Perëndimor, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, prandaj përbën një kërcënim të madh dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100










