Lajme

Bie çmimi i derivateve edhe në Zvicër

Nëse doni karburant të lirë për veturën tuaj - gjeni stacione shërbimi që janë afër njëri-tjetrit

Ndërsa çmimi i naftës ka rënë në tregjet botërore – kjo ka bërë që edhe në vendet evropiane të bien çmimet e naftës, ku në disa vende ka qenë mjaft i lartë.

Tre stacione karburanti, të gjitha së bashku në Lyss në kanton Bernë janë në një konkurrencë të fortë – kjo do të thotë se ata po ofrojnë karburantin më të lirë në vend.

Aktualisht stacioni i Coop ka më të lirë – në 1.03 CHF, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Me ato çmime, garazhet do të fitojnë shumë pak para, pasi shumica e kostove janë taksa.

Një garazh i pavarur, i cili është duke shitur një litër benzinë ​​në 1.035 CHF, thotë se duhet të jetë në gjendje të mbajë çmimet e ulëta, pasi ka blerë më herët më shumë.

Ende nuk dihet nëse çmimet do të vazhdojnë të jenë kështu, apo do të rriten me kthimin në normalitet.