Lajme
Bie nën 100 numri i infeksioneve në Zvicër: Vetëm 88 raste të reja
Rënia e numrit të infeskioneve megjithatë duhet marrë me kujdes, pasi që ditëve të fundjavës bëhen më pak testime dhe si, rrjedhojë, mund të ketë më pak rezultate pozitive
Për herë të parë që nga fillimi i masave mbrojtëse nga koronavirusi, numri i infeksioneve të reja në Zvicër ka rënë nën 100. Vetëm 88 raste të reja janë raportuar në 24 orët e fundit. Kësshtu, tani gjithsej janë 29.905 raste të konfirmuara nga laboratori në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit, shkruan sda.ch.
Rënia e numrit të infeskioneve megjithatë duhet marrë me kujdes, pasi që ditëve të fundjavës bëhen më pak testime dhe si, rrjedhojë, mund të ketë më pak rezultate pozitive, shkruan albinfo.ch
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), një ditë më parë kishte raportuar 112 raste të reja, ndërsa dy ditë më parë kanë qenë 119.
Numri i vdekjeve nga Covid-19 në të gjitha kantonet e vendit, i regjistruar të dielën pasdite sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, ishte 1763, transmeton albinfo.ch. Ndërsa sipas worldometters.info, raportohen 1762 të vdekur dhe 24.200 të shëruar.
Nga ana tjetër BAG jep, si zakonisht një numër më të vogël të vdekjeve. 1473 veta sipas BAG deri më tani kanë humbur jetën nga koronavirusi, transmeton albinfo.ch. Zyra Federale u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjesin e të dielës, si pjesë e detyrimit që kanë për të raportuar.
BAG shkruan se kishte 348 infeksione në 100,000 banorë.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 280,220 testime. Sipas BAG, 13 për qind e këtyre kanë rezultuar pozitive, përcjell albinfo.ch. Një person mund të jetë testuar disa herë. BAG rekomandon teste për të gjithë pacientët me simptoma të Covid-19.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? Në Zvicër, do të penalizoheni nëse nuk paraqiteni në vizitën tuaj të planifikuar te mjeku nëse... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana














