Ekonomi
Bie niveli i papunësisë në Zvicër
Papunësia në Zvicër, më e ulëta në 20 vjete=ët e fundit.
Sipas Sekretariat Shetëror për Ekonomi (SECO), gjatë vitit 2019 shkalla e papunësisë në Zvicër kishte rënë për 2.3%, duke u cilësuar kështu niveli më i ulët në 20 vjetët e fundit, shkruan swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Sipas SECO-së, 106.932 persona ishin regjistruar në qendrat rajonale të punës në vitin 2019.
Shifra e vitit 2019 tregon që tregu i punës është në gjendje të mirë, tha SECO.
Një normë e tillë e ulët, sipas televizionit publik zviceran, ishte regjistruar në vitin 2000, kurse në vitin 2001 kishe rënë në 2%.
Në vitin 2018, norma e përgjithshme qëndroi në 2.5%. Por shifrat më të ulëta të papunësisë për vitin 2018 erdhën me një vërejtje: një sistem i ri, i automatizuar për mbledhjen e informacionit nëpër qendrat e punës zvicerane mund të jetë përgjegjës për uljen më të madhe nga sa pritej, tha SECO në atë kohë.
Por, disa ekonomistë kanë ngritur pyetje se kush vlerësohet si i papunë në statistikat zyrtare të papunësisë.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit