Lajme
Bie numri i përdoruesve të Facebook-ut
Numri i përdoruesve aktivë të Facebook-ut ka rënë për herë të parë në 18 vjet.
Meta, kompania amë e Facebook-ut, ka thënë se përdoruesit aktivë ditorë kanë rënë në 1.929 miliardë në tremujorin e fundit të vitit 2021, në krahasim me 1.930 miliardë në tremujorin paraprak.
Kjo kompani ka paralajmëruar për rënie të fitimeve teksa përballet me garë nga rivalët si TikTok dhe YouTube, meqë edhe reklamuesit janë duke zvogëluar shpenzimet.
Pas njoftimit, vlera e aksioneve të kompanisë Meta ka rënë për 20 për qind, shifër që në të holla përkthehet me 200 miliardë dollarë.
Vlera e aksioneve ka rënë edhe te platformat e tjera të mediave sociale, duke përfshirë Twitter, Snap dhe Pinterest.
Shef ekzekutiv i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, ka thënë se rritja e kompanisë është dëmtuar, pasi audiencat, – kryesisht të rinjtë – kanë kaluar te rivalët.
Meta, e cila përbën platformën e dytë më të madhe në botë për reklamim, pas Google, ka thënë se është dëmtuar edhe nga ndryshimet për privatësi në sistemin operativ të pajisjeve të kompanisë Apple.
Ndryshimet ua kanë vështirësuar kompanive procesin e shënjestrimit dhe matjes së efektit të reklamave të tyre në Facebook dhe Instagram.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet Para Këshillit Bashkiak, kryetari z. Rosario Petta prezantoi simbolin e dhuruar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Evropë për të ngrënë jashtë... -
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé












