Lajme
Bie siguria ushqimore në Evropë
Për herë të dytë brenda pak javësh, kompania e ushqimeve “Buitoni” është përfshirë nga skandali.
Një ankesë është dorëzuar në Francë për praninë e bakterit “E. Coli” në produktet e saj.
Dy rastet u shtohen 150 denoncimeve për prekje nga salmonela, të zbuluara së fundmi në 9 shtete të BE-së, tek çokollatat “Kinder”.
Të dyja rastet vënë në dukje defektet në sistemin evropian të sigurisë ushqimore, i konsideruar ndër më të sigurtit në botë.
Për shoqatën e konsumatorëve, nuk është faji i sistemit evropian, por i mungesës së mjeteve të kontrollit dhe mungesës së vullnetit tek prodhuesit.
“Ne publikuam një raport 3 vjet më parë, i cili vuri në dukje tkurrjen shqetësuese të mjeteve të kontrollit, si në aspektin e buxhetit, ashtu edhe në atë të stafit. Ndaj, kjo mund të çojë drejt këtyre skandaleve, sepse prodhuesit janë lënë në aktivitetin e tyre dhe nëse ne bazohemi vetëm tek kontrolli që ata kryejnë, atëherë rrezikojmë të mos përmbushim standardet”, tha Camille Perrin nga Organizata Evropiane e Konsumatorit.
Në më pak se 20 vjet, numri i inspektorëve ka rënë me 7% në Spanjë, 10% në Belgjikë dhe 30% në Francë.
Parlamenti Evropian ka bërë thirrje prej vitesh për një legjislacion më të fortë. Për ligjvënësit, është e papërshtatshme që kontrolli i produkteve t’u lihet kompanive prodhuese. Ky ambiguitet vetëm sa dobëson sistemin evropian.
“Jo. Sot është shumë e lehtë të thuash se ne prodhojmë ushqimin më të mirë në botë. Mund të jetë e vërtetë, por mendoj se duhet të bëjmë progres në aspekitin e kontrolleve. Ne duhet të përmirësojmë legjislacionin dhe ka ende hapësirë për progres, prandaj jemi besimplotë. Ka një marzh prej 20 për qind, edhe pse për mua është më i lartë, tek i cili duhet të arrijmë progres për të garantuar 100% siguri për komunitetin”, u shpreh Eric Andrieu, euro-deputet francez.
E kontaktuar nga Euronews, lobi për industrinë ushqimore evropiane “FoodDrinkEurope” nuk pranoi të komentonte dy rastet. Ai tha vetëm se është një çështje që i takon bizneseve të interesuara.
Megjithatë, organizata theksoi se siguria ushqimore është një prioritet për vendet anëtare të saj dhe se do të vijojë bashkëpunimin me Komisionin Evropian dhe prodhuesit për të garantuar standardet më të larta të sigurisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












