Kosova
Bien në humnerë të autostradës, vdesin dy kosovarë
Dy persona kanë vdekur në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin Suharekë-Duhël.
Policia e Kosovës njofton se “dy persona meshkuj/shqiptarë/kosovarë, njëri i lindur në vitin 1993 dhe tjetri 1999, dyshohet se duke kaluar autostradën nga një trase në trasenë tjetër, kanë rënë në humnerë dhe me këtë rast si pasojë kanë gjetur vdekjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me këtë rast, pas hetimeve të para dhe intervistimit të dëshmitarëve, në konsultim me prokurorin kompetent, policia ka dërguar në mbajtje për 48 orë tre shoferë të autobusëve, të cilët dyshohet se janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet për trafikun urban.
Policia njofton se ndaj këtyre tre personave është iniciuar rasti për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike













