Jeta në Zvicër
Bien rezervat e Bankës Nacionale të Zvicrës
Rezervat valutore të Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB) kanë vazhduar rënien edhe në janar. Në fund të muajit raportohet për 643.7 miliardë franga rezerva të SNB-së. Kjo paraqet një rënie në krahasim me muajin dhjetor prej rreth 1.6 miliardë frangash zvicerane.
Në dhjetor rezervat valutore kanë shënuar rënie të lehtë prej 2.5 miliardë, në 645.3 miliardë franga, siç është bërë e ditur nga shifrat e SNB-së. Të dhënat janë përpiluar në pajtim me të ashtuquajturin standard për shpërndarjen e të dhënave ekonomike dhe financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Të dy rëniet e vogla në dhjetor dhe janar vijnë pas një rritjeje të fortë të më shumë se 17 miliardë frangave në muajin nëntor. Nëse SNB ka ndërhyrë në tregun valuator, nuk është bërë e ditur nga statistikat e publikuara.
Shpesh vlera e monedhave kryesore të huaja kundrejt frangut zviceran është një arsye e madhe për këto ndryshime.
Kështu, kursi i këmbimit të euros kundrejt frangut ra nga 1.0737 në fund të dhjetorit në 1.0654 në fund të janarit. Dollari është këmbyer me frangun në fund të janarit për 0, 9954 CHF, ndërsa në dhjetor ishte 1,0160 CHF.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












