Kosova
BIK-u uron festën e Kurban Bajramit
Zëvendëskryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhiti me anë të një konference ka uruar besimtarët musliman, festën e Kurban Bajramit.
Nesër festohet Kurban Bajrami.
”Me këtë rast, më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, organeve dhe institucioneve të saja, në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava dhe në emrin tim t’ju drejtohem me këtë mesazh urimi duke lutur të madhin Zot për mirëqenie, lumturi, mbarësi e begati. Festa e Kurban – Bajramit reflekton mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bëmë mirësi e sakrificë, parime këto që bëjnë njerëzimin të manifestoj në të mirën dhe në atë që e do Krijuesi i gjithësisë”, ka thënë Mexhiti.
Kurban-Bajrami vjen pasi besimtarët kryejnë Haxhin dhe therin Kurbanin.
Mexhiti shpjegon se në Haxh besimtarët shprehin në mënyrën më të mirë barazinë e unitetin që shfaqet në një atmosferë krejt të veçantë, me rregulla e norma të veçanta, në kohë dhe vende të caktuara, ku dominon respekti e mirësjellja, ndërmjet të gjithëve, ku shfaqet dashuria ndaj Allahut xh. sh. dhe ku shprehët padallushmëria mes njerëzve të vendeve e etnive të ndryshme.
“Sot, dhe në ditët në vijim miliona haxhilerë ditët i kalojnë në vendet e shenjta nga Arafati, Muzdelife, Mina dhe Mekeja duke lutur Zotin dhe duke shprehur përkushtimin e tyre ndaj Tij, e në këtë vend të bekuar janë edhe haxhilerët nga trevat tona, për të cilët lutemi që Zoti t’ua pranoj Haxhin dhe ibadetet e tyre”, shtoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












