Lajme

Turqia rrezikon një valë të dytë të virusit për shkak të festës së Kurban Bajramit

Të premtën shënohet fillimi i Kurban Bajramit, që për qindra miliona mysliman në gjithë botën është një nga festat më të mëdha fetare.

Në këtë festë, myslimanët e kalojnë duke vizituar familjarët dhe të afërmit, që në këtë kohë pandemie po cilësohet si rrezik i madh për përhajpen e COVID-19.

Sipas Daily Sabah miliona qytetarë mund të “vërshojnë” që të enjten, në prag të festës, përcjell albinfo.ch.

Një nga vendet më të rrezikuara është edhe Turqia, me një popullatë kryesisht myslimane.

Pavarësisht se kishte një trend në rënie të infeksioneve të reja në atë kohë, Turqia në maj shpalli një “shtetrrethim mbarëkombëtar” për Bajramin e Ramazanit për të shmangur një valë të dytë të infeksioneve.

Edhe para se të njoftohej bllokimi, 15 nga provincat e goditura më keq ishin nën kufizime të udhëtimit, me hyrje dhe dalje të pa lejuara për shumë pak përjashtime.

Një masë e ngjashme u përfol edhe për Kurban Bajram, por presidenti Rexhep Tajip Erdogan përjashtoi një bllokim të mundshëm mbarëkombëtar në fillim të korrikut.

Para Erdoganit, Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca kishte hedhur poshtë pretendimet për një shtetrrethim mbarëkombëtar, por ai nuk e përjashtoi plotësisht atë.

Koca tha se Ministria e Shëndetësisë mund të vendosë masa në baza krahinore, në varësi të numrit të rasteve të coronavirusit.

Por me afrimin e shpejtë të bajramit, qeveria ende nuk ka treguar shenja të një bllokimi.

Kështu që siç vlerëson Daily Sabah, pa kurrfarë rregullimesh dhe kufizime të udhëtimit, miliona njerëz pritet të mblidhen në aeroporte, stacione autobusësh ose të krijojnë bllokime të mëdha në autostradë.

Sidoqoftë, ekspertë të shumtë në Bordin e Shkencave për Coronavirus të vendit kanë paralajmëruar qytetarët që duke kryer zakonet dhe traditat, nga vizita e të afërmve deri tek pazaret, do t’i rrezikojnë qytetarët në rrezik nga infeksionet e coronavirusit.

Në këtë drejtim, profesoresha Yeşim Taşova, paralajmëroi se përkundër numrit të ulët të infeksioneve të reja gjatë disa javëve të fundit, vizitat familjare ende përbëjnë një rrezik, veçanërisht për anëtarët e moshuar të familjes që janë në rrezik më të madh për kontraktimin e COVID-19.

Duke sqaruar se puthja tradicionale e dorës së anëtarëve të moshuar të familjes është një mënyrë perfekte për përhapjen e virusit, Taşova u bëri thirrje qytetarëve që festën ta festojnë në shtëpi.

Sipas Taşova, një tjetër rrezik i lindur nga tradita është madhësia e tubimeve familjare.

Ndërsa Taşova paralajmëronte për rreziqet e vizitave familjare, një anëtar tjetër i Bordit Shkencor për Coronavirus paralajmëroi për rreziqet e dukshme të një tradite tjetër bajrami: blerjet.

Sidomos në prag të bajramit, ditën e enjte për festën e këtij viti, familjet grumbullohen në qendra tregtare ose pazare për të blerë rroba për fëmijë, si dhe për të marrë sende ushqimore për festat e ardhshme familjare.

Duke thënë se është e pamundur të zvogëlohet rreziku i infeksioneve në zero, Ilhan u bëri thirrje familjeve të bëjnë blerje gjatë orëve kur dyqanet janë më pak të mbushura.

Koronavirus u rikuperuan, duke e çuar në total 208.477 numrin e rasteve. Me rikuperimet më të fundit, më pak se 8% e rasteve të coronavirusit të vendit mbeten aktive.