Lajme
Zvicër: Urohet festa e Kurban Bajramit
Hoxhë Mustafë Memeti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka uruar të gjithë komunitetin shqiptaro-islam në Zvicër për Festën e Kurban Bajramit, duke e vënë në theks që kësaj radhe kjo festë na gjen në pandemi.
Postimi i plotë:
“Të nderuar familijar, miqë, dashamir dhe mbar komuniteti shqiptaro islam në shtetin Helvetik.
Më knaqësin më të madhe në emrin tim, të Qendrës sonë në Europaplatz dhe Forumit për koordinimin e jetës fetare në frymen e akceptancës, tolerancës dhe respektit reciprok, ju uroj edhe për shumë vite festen e Kurban Bajramit, pra paqja, harmonia, mirëkuptimi dhe mirëqenia qofshin me ju dhe familjet tuaja.
Edhe pse kjo festë këtë vitë u sinkronizua me një situat të jashtëzakonshme me Covid 19, po ashtu edhe me trubulenca të natyrave të ndryshme që po rezulton kjo pandemi, prap bësoi se kjo festa e sakraficës edhe njëherit na inspiron se vetëm me një rezistencë sublime këto sfida mundet të sfidohen. Shpresoi që kjo festë të na motivojë në forcimin e besimit tonë, ndërsa mendjet dhe shpirtat tona t’i reflekton pozitiv për realizimin e qëllimave të larta humane dhe njerzore, për zhvillim, emancipim, inovacion dhe integrim në të gjitha hapsirat në shtetin Helvetik, për të arrij rahatinë në këtë botë dhe shpëtimin në boten e amshueshme.
Po ashtu uroj që kjo festë të na shoqëroj në harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie me familje dhe mbar shoqërinë pa dallim natyren e tyre.
Shpresoj që festa e Kurban Bajramit të na shërbej si akt i vetëdisimit tonë, që ta akceptojmë, tolerojmë dhe respektojmë njëri tjetrin, dinjitet dhe vlerat e përgjithshme njerzore.
Pra edhe njëherit urime festën e sakraficës për të gjithë ju dhe të dashurit tuaj.”
Me respekt
Hoxhë Mustafë Memeti
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025












