Shkurt.ch
Bilanc pozitiv i “Javës kundër racizmit”
Aksioni me sloganin "Racizmi nuk kalon pa lënë gjurmë te secili", ka lënë gjurmët e tij edhe në qytetin e Bernës
Më 28 mars është përmbyllur në Bernë Java e dytë Kundër Racizmit. Gjatë tetë ditëve sa ka zgjatur ajo,janë zhvilluar aktivitete të ndryshme për sensibilizimin e opinionit për luftimin e racizmit.
“Kemi pasur sukses që temën e racizmit ta vendosim në hapësirën publike”, ka thënë përgjegjësja për arsim, çështje sociale dhe sport e qytetit të Bernës Edith Olobeth në përmbyllje të aksionit.
Aksioni me sloganin “Racizmi nuk kalon pa lënë gjurmë te secili”, ka lënë gjurmët e tij edhe në qytetin e Bernës. Bernasit kanë qenë dëshmitarë të shumë aktiviteteve si instalacione e performansa që janë realizuar nëpër pjesë të ndryshme të qytetit. Se ato kanë ngjallur interesin e qytetarëve tregon edhe rritja e numrit të pëlqimeve në facebook në 700.
Por, thotë Olibeth,mjerisht,ka pasur edhe reaksione negative. Pllakate të ndryshme të “Javës…” janë hequr ose dëmtuar.
Aksioni ka treguar se njerëzit në përditshmëri balafaqohen shumë shpesh me racizmin ose me urrejtjen ndaj të huajve. Për këtë arsye, viktimat duhet të njohin më mirë të drejtat e tyre,që të mund të mbrohen. Kërkohet po ashtu më shumë kurajo qytetare.
Gjatë “Javës kundër racizmit” janë zhvilluar 26 aktivitete, në të cilat janë angazhuar 24 organizata.
Për marsin e vitit 2013 është planifikuar Java e tretë e aksionit kundër racizmit.
E-Diaspora
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
Jeta në Zvicër
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Fitore shumë e ngushtë e të Majtës në Parlamentin e Cyrihut -
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut










