Kosova
“Bild”: Kujdes, Shqipëria kërkon t’i vjedhë Gjermanisë një super-talent
Suksesi i fundit i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare me kualifikimin në Euro 2024, u ka dhënë shikueshmëri më të madhe kuqezinjve dhe nuk janë të paktë ata lojtarë, të cilët në të kaluarën kanë luajtur për përfaqësuese të tjera, por tashmë duan të veshin fanellën kuqezi. Edhe vetë FSHF ka nisur të kontaktojë prej kohësh lojtarë të tillë, duke u përpjekur që t’i bindë të bëhen pjesë e të ardhmes kuqezi, përcjell albinfo.ch.
Një situatë e tillë ka ngritur alarmin në Gjermani, ku e përditshmja “Bild” ka analizuar situatën e një futbollisti që po spikat në arenën e rëndësishme, Brajan Grudës. Futbollist i ri i Mainz ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet që ka dhuruar me klubin në Bundesligë, por edhe me përfaqësueset e moshave të Gjermanisë.
Sipas tabloidit gjerman, FSHF ka bërë hapat e parë duke kontaktuar babain e futbollistit, ish-lojtarin e Vllaznisë, Bujar Gruda, duke synuar që djaloshi i talentuar, një sallaks i cili luan në të djathtën, të veshë fanellën kuqezi.
“Më kot deri tani”, shkruan e përditshmja gjermane, duke shpjeguar se për momentin, Gruda do të vazhdojë duke përfaqësuar Gjermaninë U21, me të cilën ka luajtur 5 ndeshje.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












