Sport
Bild: Shqipëria në Evropian për të arritur “të pamundurën”
Gazeta gjermane “Bild” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë kombëtares shqiptare e cila edhe për pak javë do të udhëtoj për në Francë ku për herë të parë është pjesë e kampionatin evropian “Euro 2016”. “. Kualifikimin e Shqipërisë në këtë garë evropiane, gazeta e quan sensacion dhe historik.
“Suksesi historik, i cili në tetor më fitoren 3: 0 fitore ndaj Armenisë, 2.9 milion banorë të këtij shteti ngjalli një entuziazëm të paparë. Ekipi kombëtarë tashmë është “krenaria e kombit””, shkruan prestigjiozja gjermane.
Pas kësaj fitore, i entuziazmuar kishte komentuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama: “Një ëndërr e pabesueshme që është bërë realitet. Shqipëria shkruan histori në kampionatin Evropian”, përcjell “albinfo.ch”.
Kualifikimet
Kualifikimet për Shqipërinë kanë shënuar ngritje dhe ulje, por në fund ekipi i trajnerit Gianni De Biasi me 14 pikë të siguruara prej 24 të mundshmëve arriti të marr vendin e dytë në tabelë duke lënë jashtë kampionatit Danimarkën dhe Serbinë.
Shumë e rëndësishme për kualifikimet e Shqipërisë sipas gazetës ishte fillimi i mbarë duke fituar 11 pikë në pesë ndeshjet e para. Më e befasuesja ishte rezultati 1-0 ndaj Portugalisë në Portugali. Ndërkohë përmend edhe dronin e ngritur në Beograd që pasoi me skandalin e lojës së Shqipërisë më Serbinë dhe ndërprerjen ndeshjes që më pas tri pikë i mori Shqipëria.
Ekipi kombëtar
Ndonëse ekipi kombëtar i Shqipërisë nuk ka ndonjë emër të njohur të futbollit botërorë, megjithatë disa prej tyre janë të rëndësishëm në ekipet ku ata luajnë.
Në këtë rast, Bild përmend mbrojtësin 21 vjeçar, Elseid Hysaj, si një nga futbollistët më të çmuar të kombëtares dhe të ekipit italian Napoli. Vlera e tij e tregut sillet rreth nëntë milionë euro. Pastaj veçon Etrit Berishën, Lorik Canën, Taulant Xhakën, Amir Abrashin, Mërgim Mavrajn e të tjerë, njofton “albinfo.ch”
Po ashtu gazeta në këtë shkrim, thekson se motivuesi më i madh për këto rezultate është trajneri italian, De Biasi, i cili vite më parë ka marrë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë.
albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla Shoqatat e vogla në disa kantone të Zvicrës përballen me një barrë të madhe administrative, pasi... -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli













