Kosova
Bislimi: Kosova ka kryer obligimet për heqjen e masave
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se, pavarësisht kryerjes së obligimeve për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ende ekziston presion dhe paqartësi nga vendeve anëtare të BE-së, përcjell albinfo.ch.
Ai ka bërë një krahasim midis veprimeve të ndërmarra nga BE-ja ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se Serbia nuk ka marrë masa për agresionin terrorist në Bansjkë.
Zëvendëskryeministri Bislimi ka gjithashtu kritikuar BE-në, duke thënë se ka një qasje të pabalancuar që ka dëmtuar vendin.
“Me gjasë ka paqartësi se cili është mekanizmi për largimin e masave, por ka presion dhe frustrim edhe brenda vendeve anëtare sesi ka mundësi që Kosova është nën masa vetëm pse ka dërguar katër kryetarët e komunave në zyrat e tyre që i kanë fituar përmes zgjedhjeve legjitime, ndërsa Serbia nuk ka masa edhe për shkak të agresionit terrorist që ka bërë në Bansjkë, domethënë ka një qasje të pabalancuar të BE-së dhe një qasje që ka dëmtuar vendin tonë”, ka deklaruar ai.
“Të martën do të kemi vizitë nga dikush prej Brukselit”
Ai ka theksuar se masat e BE-së janë të kufizuara vetëm në takime të nivelit të lartë me përfaqësuesin e institucioneve të Kosovës dhe ka bërë një thirrje për një qasje më të drejtë dhe të balancuar.
Përveç kësaj, Bislimi ka njoftuar edhe për një vizitë të martën, më 30 janar, të një përfaqësuesi nga Brukseli.
“Masat e BE-së janë të kufizuara vetëm në takimin e nivelit të lartë me përfaqësuesin e institucioneve të Kosovës, por ju jeni dëshmitarë që këto takime kanë vazhduar po vazhdojnë edhe më tej. Të martën do të kemi prapë vizitë nga dikush prej Brukselit që vjen në Prishtinë”, ka deklaruar mes tjerash Bislimi.
Ndër të tjera, ai ka folur edhe për planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili i solli rajonit 6 miliardë euro të reja dhe sipas zëvendëskryeministrit, Kosova përfiton 950 milionë euro brenda katër vjetëve.
“Kjo njëherësh përbën shumën më të madhe që Kosova ka pranuar dhe pranon nga BE-ja në një përudhë relativisht të shkurtër kohore. Plani i rritjes nuk është vetëm një mundësi për reforma dhe rritje ekonomike, por për një mundësi për bashkëpunim dhe integrim më të ngushtë rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimore”, ka shtuar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena










