Kosova
Bislimi: Pa nënshkrim të marrëveshjeve, nuk mund të ecet drejt zbatimit
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se takimet e sotme në Bruksel kanë përfunduar pa një takim trepalësh, sepse nuk ka pasur nevojë për diçka të tillë, ndërsa e ka konfirmuar se në takim me Lajçakun është diskutuar për një plan të sekuencuar të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe për aneksin e zbatimit, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë javës së kaluar, zoti Lajçak na e ka sjellë një draft të ri, i cili e fut për herë të parë paralelizmin e plotë në zbatimin e Marrëveshjes, apo zbatim më të balancuar, dhe ne jemi përpjekur që për këtë draft t’i japim komentet finale, në mënyrë që i njëjti të jetë i pranueshëm edhe për palën tonë. Mendoj se ka pasur gatishmëri të madhe të Lajçakut që t’i akomodojë propozimet tona dhe të gjitha janë argumentuar mirë në detaje”, ka thënë ai, pas takimit.
I pyetur në qoftë se është diskutuar për draft-statutin për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ai ka deklaruar se kjo pikë ka qenë në agjendë, por pala kosovare e ka bërë të qartë qëndrimin e vet qysh më 26 tetor, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me zyrtarët perëndimorë.
Sipas tij, duhet të ketë nënshkrim të draft-statutit dhe Marrëveshjes për normalizim, në mënyrë që ato të zbatohen.
“Nuk mund të nisë zbatimi pa nënshkrim, sepse duhet garancia që kemi një marrëveshje valide, që sjell obligime edhe për palën tjetër”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai ka njoftuar se në takim është diskutuar edhe për çështje të energjisë, për regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS dhe për mbajtje të zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës.
Sa i përket një takimi të radhës në kuadër të dialogut mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, deri në fund të vitit, ai ka thënë se Lajçak nuk ka përmendur datë konkrete.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore Të gjithë nxënësit e shkollave fillore në Zvicër duhet të mësojnë një gjuhë të dytë kombëtare.... -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025 -
Thatësira vazhdon në Zvicër pavarësisht shirave -
Zviceranët blejnë më pak televizorë të rinj për Kupën e Botës sesa në të kaluarën -
CNN: Marrëveshja SHBA–Iran mund të nënshkruhet të dielën në Gjenevë











