Shqipëria
Bitcoin po prodhohet edhe në Shqipëri
Kartat grafike për kompjuterë janë një nga pajisjet më të kërkuara të momentit në pikat ku tregtohen pajisjet kompjuterike. Por për çfarë përdoren?
Pjesa më e madhe e kërkesave janë për prodhimin e monedhave virtuale. Tregtuesit e këtyre pajisjeve tregojnë se ka pasur një kërkesë të vazhdueshme me një fluks të shtuar në 6-7 mujorin e fundit. Çmimet e tyre variojnë nga 2 deri në 4 mijë euro.
Me gjithë çmimin stratosferik që thuajse është katërfishuar sipas tyre gjatë kësaj periudhe, kërkesa për blerjen e tyre nuk po njeh rënie, një trend që po konstatohet edhe në vende të ndryshme të botës, ku ka marrë hov zhvillimi i kriptovalutave në mënyrë të ligjshme ose jo, raporton TCH, përcjell albinfo.ch.
Përveç kartave grafike, tregtuesit shpjegojnë se javët e fundit ka pasur një kërkesë të shtuar edhe për SSD dhe hardisqe, variante që kanë shumë hapësira në arkiva që përdoren po për prodhimin e monedhave dixhitale.
Përveç dyqaneve fizike, një brom kërkesash konstatohet edhe në dyqanet online. Me një kërkim të thjeshtë nëpër faqet online që shesin pajisje kompjuterike rezulton se për kartat grafike me vlerë nga 1 deri në 2 mijë euro nuk ka gjendje ose janë në sasi të pakta.
Edhe në dyqanet më të mëdha online në botë këto pajisje shoqërohen me mbishkrimin drejt fundit.
Fluksi i kërkesave për karta grafike e së fundmi për pajisje të tjera që përdoren për këtë qëllim ka bërë që të krijohet stok në dyqane për pjesën tjetër të pajisjeve që përdoren për lojëra apo shërbime të tjera.
Kjo së bashku me rastin e fundit të pak ditëve më parë ku një vrasje në kryeqytet veç autorit zbuloi edhe pajisjet e prodhimit të monedheva dixhitale janë një sinjal që “minierat e monedhave virtual” po funksionojnë edhe në Shqipëri.
Kjo e fundit ka tashmë një ligj të miratuar prej gati një viti që legjitimon përdorimin e tyre, por ende i paplotë për t’u zbatuar në mungesë të zbardhjes së akteve nënligjore që janë drejt finalizimit.
Aktualisht, vlera e monedhës virtuale më të njohur në botë Bitcoin ka arritur në 57 mijë dollarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













