Biznesi kosovar duhet të investojë në Portin e Shëngjinit
Janë bërë dy vjet kur Shqipëria kishte vendosur që portin e Shëngjinit t’ia jepte Kosovës dhe që nga ajo kohë shfrytëzimi i tij nuk ka filluar.
Ministri shqiptar Sokol Olldashi, ka thënë se se vullneti politik ka ekzistuar, por sipas tij u takon sipërmarrësve privatë të investojnë.
“Edhe ne, edhe qeveria e Kosovës jemi shprehur qartë, dhe po rikonfimojmë qëndrimet tona. Porti i Shëngjinit është i disponueshëm në çdo sekondë për Kosovën. A ka biznesi i Kosovës projekt për ta komercializuar portin? Sepse kjo duhet të vijë nga bota e sipërmarrjes private, sepse as qeveria e Kosovës, as e Shqipërisë nuk janë investitorë”, ka sqaruar Olldashi.
Kosova dhe Shqipëria të premten kanë nënshkruar një marrëveshje për transportin rrugor.
Kurse më herët dy vendet kanë arritur edhe një marrëveshje tjetër të ngjashme, në fushën e transportit ajror.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












