Zhvillim
“Blick”: “Zvicra dhe diaspora i japin jetë Kosovës”
Zvicra është kudo në Kosovë, edhe nëpërmjet bankave ose rolit të diasporës. Një diasporë që shkakton xhelozi dhe zili të vendësit kosovarë.
Zvicra është kudo në Kosovë, edhe nëpërmjet bankave ose rolit të diasporës. Një diasporë që shkakton xhelozi dhe zili të vendësit kosovarë.
Zvicra është kudo në Kosovë. Shumë dyqane nuk hezitojnë të nxjerrin flamurin zviceran. Sa për makinat me targa CH, ato i vërshojnë rrugët gjatë sezonit të pushimeve, thotë gazeta “Blick” në edicionin e saj të datës 4 gusht 2017, raporton albinfo.ch.
Gati 200.000 kosovarë jetojnë në Zvicër, 10% e popullsisë së përgjithshme të Kosovës. Kjo diasporë dërgon çdo vit 175 milionë franga, sipas shifrave zyrtare. Jozyrtarisht, kjo shumë mund të jetë shumë më e lartë.
Kompanitë zvicerane në vit investojnë 65 milionë franga. “Investitorët zviceranë janë burimi ynë kryesor i investimeve direkte”, thotë ambasada e Kosovës.
Bujqësia, në maje
200 kompani zvicerane janë vendosur që nga viti 2003 në Kosovë. Importet nga Kosova kanë arritur deri në 17 milionë franga në vitin 2016, kryesisht produktet bujqësore përbëjnë një të katërtën e eksporteve në Zvicër.
Me kosto të ulët të punës, me të vërtetë sipërmarrësit janë mjaft të tërhequr, si Joachim Lichtenhahn Winterthur (ZH) dhe Besnik Etemi nga Cyrihu. Ata filluan prodhimin e manave të thata. “Gjyshi im ka tokë në Kosovë”, tregon Besnik Etemi. Edhe Armend Malazogu ka filluar të komercializojë manaferrat, bile ka arritur të vendosë të ashtuquajturit ‘smoothies’ në raftet e Coop-it, thuhet në shkrimin e “Blik”-ut, përcjell albinfo.ch.
Gjermanishtja, në qendrat e thirrjes (call centers)
Shumë kosovarë e flasin gjermanishten, gjë që u mundësoi atyre të tërheqin qendrat e thirrjes. Një nga më të njohurat quhet “Baruti” dhe u themelua nga të ashtuquajturit “Secondos”. Kompania ofron paga deri në 500 euro në muaj, një shumë interesante për punonjësit e Kosovës dhe punëdhënësit në Zvicër.
Kjo është pa llogaritur paratë që diaspora i shpenzon në vend gjatë pushimeve. Qeveria e Kosovës flet për të paktën 100.000 vizitorë që vijnë çdo vit nga Zvicra. Dhe, ndoshta edhe më shumë, “Edelweiss” operon 670 fluturime në vit, ndërsa rivali saj, “EasyJet”, 1001 fluturime, duke arritur në një total prej 150.000 pasagjerësh.
Dominimi i kredive në Kosovë
Zvicra gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në financimin e shtetit të ri. Me që kreditë janë shumë të shtrenjta në bankat e Kosovës, zviceranët kanë gjetur një mënyrë për të hyrë në këtë sektor. Sektori është i dominuar nga kompanitë, si “Cembra money Bank”, “Cashgate” dhe “Bank-now”.
Këto institucione veprojnë nëpërmjet ndërmjetësuesve. Disa thonë se i kanë me mijëra klientë, si Lulzim Aliu, i cili pretendon se ka 28.000 klientë me një vëllim të lartë të kredisë prej një miliard frangash.
Të gjitha nuk janë rozë, megjithatë. “Të rinjtë duan të gjithë të largohen nga Kosova”, thotë ‘kellner’ Ademi. Ai është i kënaqur me pagën e tij prej më pak se 300 eurosh. “Këtu është një pagë e mirë”, thotë ai, por megjithatë, kur shohim në rrugë paradën me BMW, Audi dhe Maserati, kjo gjë ngjall xhelozi dhe zili, por në heshtje. Askush nuk dëshiron me të vërtetë të armiqësohet me këta që kthehen në vendlindje për t’i shpenzuar paratë e tyre.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten










