Kosova
Bllokohen sheshet e Prishtinës, nuk lejohet lëvizja e qytetarëve
Në sheshet “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” policia ka vendosur shirita, duke pamundësuar lëvizjen.
Është bërë e ditur se sheshet e Prishtinës janë mbyllur përkohësisht për qytetarët, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, raporton ekonomiaonline.
Në sheshet “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” policia ka vendosur shirita duke pamundësuar lëvizjen.
Po ashtu, pjesëtarë të Policisë janë vendosur në sheshe për të ndaluar qytetarët që po kalojnë.
Ndërmjet shesheve policia ka lërë korridoret e ndara për kalimin e qytetarëve.
Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, ka thënë se mbyllja e shesheve në Prishtinës është në kompetencë të Qeverisë.
“Mbyllja e shesheve është bërë me urdhër të Qeverisë së Kosovës. Ajo i merr këto vendime”.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Thirrjet për të mos dalë pa nevojë nuk po respektohen nga qytetarët. Aq më pak tash, që edhe moti po përmirësohet. Masat shtesë të sigurisë janë të domosdoshme.
Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shëtitjes! Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe.
Falënderojmë Policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë, duke kufizuar lëvizjet nëpër sheshe. Kanë mbetur të hapura vetëm korridoret e domosdoshme.
Për ta ruajtur veten, familjen dhe shëndetin publik – #rriNshpi!”.
/Albinfo.ch


E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve













