Lajme
Bllokohet legalizimi i marihuanës në Itali
Një referendum që synonte legalizimin e kultivimit të kanabisit në Itali është bllokuar nga Gjykata Kushtetuese e këtij vendi.
Në vendimin e publikuar të mërkurën gjykatësit thanë se ligji do ta kishte ‘detyruar Italinë të shkelte detyrimet e saj ndërkombëtare për të parandaluar trafikun e drogës’.
Por kritikët shprehen se gjykata kishte cenuar procesin demokratik, pasi peticioni arriti të mblidhte 630.000 firma, shumë më tepër se pragu i nevojshëm për të hapur në referendum mbi këtë çështje.
Në të njëjtën ditë, Gjykata Kushtetuese mohoi një referendum për eutanazinë, peticioni për të cilin mblodhi mbi 750.000 firma.
Benedetto Della Vedova, sekretar i partisë së qendrës ‘+ Europa’ tha se gjykata e kishte privuar Italinë nga debati publik dhe procesi elektoral për reforma që kanë të bëjnë me lirinë dhe përgjegjësinë, tranmeton Euronews, përcjell Albibfo.ch.
Mbështetësit e referendumit besojnë se legalizimi i kanabisit, i cili sipas tyre është jo më shumë i dëmshëm se substancat e ligjshme si alkooli apo duhani, do të bënte të shmangte dyndjen në burgje dhe do të bënte që policia të përqendrohej në aksione kundër organizatave të dhunshme kriminale.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz










