Lajme
Blocher merr 1.125 milion franga dhe jo 2.7 milionë sa kishte kërkuar
Ish-këshilltari federal Christoph Blocher do të marrë në mënyrë retroaktive pensionin e tij të kërkuar, për një periudhë pesë vjeçare
Këshilli Federal ka vendosur sot që çdo pagesë retroaktive e pensioneve për ish pjesëtarët e këtij këshilli (minstrave federalë) është e kufizuar në pesë vjet, shkruan SDA.
Për më tepër, në të ardhmen do të përjashtohet plotësisht pagesa retroaktive, transmeton albinfo.ch.
Ish-këshilltari federal Christoph Blocher do të marrë në mënyrë retroaktive pensionin e tij të kërkuar, për një periudhë pesë vjeçare.
Derisa të vendoset rregullorja e re, Këshilli Federal synon të paguajë në mënyrë retroaktive pensionet për një maksimum prej pesë vjetësh dhe vetëm nëse për këtë është bërë kërkesa.
Ish-ministri i drejtësisë dhe miliarderi 80-vjeçar Blocher tani po përfiton nga ky rregullim.
Këshilli Federal shpjegon se ligji dhe urdhëresa nuk përmbajnë asnjë dispozitë për rastet e kërkesave të mëvonshme për pagesë të pensionit, retroaktivisht, transmeton albinfo.ch. Për shkak se ligji aktual nuk përmban zgjidhje për këtë rast, pozicioni juridik mbetet çështje interpretimi.
Blocher tani merr 1.125 në vend të 2.7 milionëve, sa i kishte kërkuar.
Të rikujtojmë: Pasi që nuk ishte rizgjedhur në vitin 2007, ish-Këshilltari Federal nga partia SVP Christoph Blocher kishte hequr dorë nga kërkesa për pension.
Por, në korrik të vitit 2020 ai bëri një kërkesë për kompensim prej 2.7 milionë frangash, përcjell albinfo.ch. Me një pension vjetor prej 225.000 franga, të shtrirë në 5 vjet, Blocher tani do të marrë 1,125.000 franga.
Duke qenë se në vitin 2007 ai kishte hequr dorë publikisht nga pensioni dhe për faktin se është miliarder, kërkesa e tij për t`ia paguar pensionin në mënyrë retroaktive ishte pritur me kritika nga publiku, shkruan albinfo.ch. Rrethana tjetër, se Blocher këtë kërkesë e ka bërë në kohën kur Zvicra po lufton me pandeminë e koronavirusit, e kishte bërë edhe më të kritikuar këtë veprim të ish ministrit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025












