Kosova
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Trepçës pas mbledhjes, del me dy vendime dhe një rekomandim
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Trepçës kanë mbajtur sot mbledhje, ku kanë diskutuar për situatën e krijuar së fundmi në këtë ndërmarrje, teksa në këtë mbledhje, sipas njoftimit janë marrë dy vendime.
Vendimi i parë ka të bëjë me hapjen e konkursit për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, pasi kjo pozitë ka qenë me ushtrues detyre për periudhë pothuajse 2 vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Bordi ka marrë vendim që Menaxhmenti i Trepçës me urgjencë të formojë komision për të paraqitur gjendjen e saktë të kushteve të punës dhe të punoj në identifikimin dhe ofrimin e kushteve më të mira.
Nga kjo mbledhje është nxjerrë edhe një rekomandim, që të punohet në ngritjen e përfomances së ndërmarrjes për të siguruar stabilitet financiar dhe rrjedhimisht paga e punonjësve për muaj të ekzekutohet jo më larg se data 10 e muajit pasues.
Ndryshe, është vendosur që vendimet të shqyrtohen në vazhdimësi konform rregullave dhe ligjeve në fuqi, posaçerisht ato për situaten e krijuar së fundmi.
“Rekomandim që të punohet në ngritjen e përformancës së ndërmarrjes për të siguruar stabilitet financiar dhe rrjedhimisht paga e punonjësve për muaj të ekzekutohet jo më larg se data 10 e muajit pasues. Vendim që të hapet konkursi për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A duke qenë se kjo pozitë ka qenë me ushtrues detyre për periudhë pothuajse 2 vjeçare. Vendim që Menaxhmenti i Trepça me urgjencë të formojë komision për të paraqitur gjendjen saktë të kushteve të punës dhe të punoj në identifikimin dhe ofrimin e kushteve më të mira të punës. Shqyrtim i vendimeve në vazhdimësi konform rregullave dhe ligjeve në fuqi, posaçërisht ato për situaten e krijuar së fundmi. Bordi siguroi edhe njëherë menaxhmentin që do të vazhdojë të punoj në të mirë të Ndërmarrjes dhe me profesionalizëm e përkushtim do të identifikojë dhe trajtojë të gjitha çështjet me qëllim të avansimit të objektivave strategjike të Ndërmarrjes”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka të ngjarë të vazhdojë politikën e saj aktuale të normës... -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde











