Kosova
Osmani pret përfaqësuesit e NATO-s, falënderon gjeneralin Sven Lange për kontributin në Kosovë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Dr. Sven Lange, si dhe përfaqësuesen e NATO-s Blanca Hereza Atienza, përcjell albinfo.ch.
Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm të NATO në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovo. Ajo vlerësoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të NALT-it në zhvillimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes në vend.
Presidentja theksoi se mbështetja e NATO-s ka qenë veçanërisht e rëndësishme në zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të Kosovës.
Me këtë rast, Osmani vlerësoi punën dhe përkushtimin e gjeneral brigade Dr. Sven Lange, i cili po përmbyll mandatin e tij njëvjeçar si Drejtor i NALT-it. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, ajo e falënderoi për kontributin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.
Në fund të takimit, presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për paqe, stabilitet dhe për vlerat euroatlantike, si dhe aspiratën për integrim në NATO./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes Një helikopter shpëtimi e transportoi fëmijën me helikopter në spital ndërsa utoambulancat transportuan të rriturit... -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Bischofsheim pranë Wiesbaden-it
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet zvicerane duan të zvogëlojnë varësinë nga Microsoft Qeveria zvicerane synon të largohet gradualisht nga varësia nga produktet e Microsoft, sipas gazetës NZZ am... -
Çfarë do të thotë saktësisht fjala “Prodhuar në Zvicër”? -
Fermat alpine zvicerane ankohen për mungesë stafi -
Shkencëtarët do të shkaktojnë tërmete artificiale në Ticino -
Komuniteti zviceran jashtë vendit u rrit me 1.4 për qind në vitin 2025













