Lajme
Borrell: BE nuk do të mbyllë misionet diplomatike në Kiev
Bashkimi Evropian nuk do të tërheqë praninë e tij diplomatike nga Ukraina, tha të shtunën shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell.
Deklarata erdhi pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se forcat ruse mund të pushtojnë në çdo kohë Ukrainën.
“BE dhe shtetet e saj anëtare po koordinojnë veprimet e tyre në funksion të kërcënimeve aktuale ndaj Ukrainës. Misionet tona diplomatike nuk po mbyllen. Ata mbeten në Kiev dhe vazhdojnë të operojnë në mbështetje të qytetarëve të BE-së dhe në bashkëpunim me autoritetet ukrainase”, u shpreh Borrell.
“Kujtojmë se çdo agresion i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja masive dhe kosto të rënda si përgjigje”, shtoi ai./Euronews.al
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












