Koronavirusi: çast pas çasti
Bosnjë e Hercegovina do të hapë kufijtë më 1 qershor
Autoritetet e Bosnjë e Hercegovinës njoftuan se do të hapen kufijtë e saj për qytetarët e vendeve fqinje, Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, më 1 qershor.
“Kufijtë do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët e vendeve fqinje, pavarësisht nga arsyet pse vijnë në Bosnje”, tha Zoran Tegeltija, kryetar i Këshillit të Ministrave.
Më 11 mars, Bosnjë e Hercegovina zyrtarisht ndaloi hyrjen nga vendet më të rrezikuara, të cilat kishin numrin më të madh të rasteve me koronavirus.
Sipas Tegeltija, të gjithë qytetarët që vijnë në Bosnjë do të duhet t’u përmbahen masave të nxjerra nga institutet epidemiologjike.
Për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe pjesës tjetër të botës, masat e ndalimit të miratuara më 11 mars mbeten në fuqi.
Përveç një sërë masash lehtësuese, Këshilli i Ministrave gjithashtu mori një vendim për hapjen e trafikut ajror, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












