Lajme
Bota kundër Rusisë
Organizata “Gallup” ka kryer një hulumtim, rezultatet e të cilit ka publikuar ditët e fundit dhe del që sulmi i paprovokuar ndaj Ukrainës ka dëmtuar imazhin e Rusisë në botë.
Organizata u kërkoi të anketuarve në 137 vende të ndryshme të botës të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi udhëheqjen ruse, përcjellë albinfo.ch.
“Sondazhi tregoi një rënie të mbështetjes në nivelin më të ulët që kemi hasur, prej momentit kur filluam mbledhjen e këtyre të dhënave. Në nivel global përkrahja për Rusinë ishte në 21 për qind, një nivel më i ulët krahasuar me vitin 2014, kur u aneksua Krimeja. Por gjetja kryesore është një rritje e pashembullt prej 57 për qind e njerëzve në botë që nuk e mbështesin atë”, thotë Julie Ray nga organizata ”Gallup”, shkruan Zëri i Amerikës.
Vendet që janë kundër Rusisë dhe që mbështesin Ukrainën, mosbesimi ndaj Moskës ishte më i lartë. Në Shtetet e Bashkuara 93 për qind e të anketuarve thanë se nuk i mbështesin veprimet e Moskës; në Kanada 91 për qind; në Poloni 95 për qind ndërsa në Ukrainë 96 për qind nuk i mbështesin veprimet e saj.
Në vitin 2021, 31 për qind e të anketuarve në Amerikën Latine ishin kundër veprimeve të Kremlinit.
Më 2022-in, ky numër arriti në 61 për qind, edhe pse Kosta Rika ishte i vetmi vend në rajon që iu bashkua sanksioneve globale kundër Moskës, përcjellë albinfo.ch.
Në Evropë, shqetësimi është rritur në vendet në anën lindore të kontinentit.
“Kazakistani është rast interesant, sepse shohim se mbështetja për udhëheqjen ruse ka rënë nga 55 për qind më 2021, në 29 për qind më 2022-in. Kjo është rënie e madhe dhe një pjesë e saj është reflektim i qëndrimit kundër të Presidentit Tokayev ndaj veprimeve të Rusisë; ai nuk e ka mbështetur sulmin. Në përgjithësi, vendet fqinje me Rusinë janë më të shqetësuara mbi planet dhe synimet e Presidentit rus Putin”, thotë raporti, shkruan Zëri i Amerikës.
Të anketuarit u pyetën edhe për fuqitë e tjera të mëdha. Mbështetja globale për udhëheqjen amerikane është 41%, atë gjermane 46%, ndërsa atë kineze, 28%.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike









