Lajme
Botë: 3.3 trilionë dollarë humbje në turizëm, shkaku i koronavirusit
Turizmi në botë pritet të pësoj rënie prej 3.3 trilionë dollarë për shkak të masave të izolimit nga koronavirusi, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që humbin më së shumti, sipas një publikimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të mërkurën.
Raporti “Covid-19 dhe turizmi” i lansuar në konferencën për Tregti dhe Zhvillim të OKB-së bazohet në tre skenarë për industrinë, me masat e izolimit që zgjasin katër muaj, tetë dhe 12.
Në këto skenarë, të hyrat do të binin për 1.17 trilionë dollarë, 2.22 trilionë ose 3.3 në rastin e fundit, ose mes 1.5 dhe 4.2 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Botëror.
Raporti nuk ka treguar se cili skenar është më me gjasë të ndodhë, me një zyrtar të OKB-së që ka thënë se skenari i mesëm “mund të jetë më reali”.
SHBA-ja pritet të pësojë në vlerë prej 187 miliardë dollarësh me opsionin që izolimi të zgjatë vetëm katër muaj, e ndjekur nga Kina me 105 miliardë dollarë. Tajlanda e Franca vijnë më pas, shkruan koha, përcjell albinfo.ch
Raporti ka mbuluar 65 shtete dhe rajone. Ai kërkon nga qeveritë të sigurohen që punonjësit të mos preken nga koronavirusi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit










