Shqipëria përtej bregdetit

“Bregdeti shqiptar, i bukur si ai kroat vetëm se shumë më i lirë”

Vendi i vogël buzë Adriatikut dhe Jonit ka plazhe përrallore, kulturë të pasur, pasuri natyrore dhe njerëz të përzemërt që mysafirit i urojnë sinqerisht mirëseardhje

E gjithë Shqipëria, por në veçanti bregdeti, me bukuritë e veta ka kohë që ka filluar të shënjestrohet nga njohësit e turizmit në Evropë dhe në botë. Ndër shkrimet e shumta që e rekomandojnë Shqipërinë për, është ky, i botuar në portalin bild.de të gazetës gjermane Bild, që po e botojmë me pak shkurtime. Ai, jo vetëm që e rekomandon Shqipërinë si destinacion të qëlluar për pushime por e promovon atë si një parajsë që ende pret të zbulohet…

Në Shqipëri? Po, pra e pse jo? Vendi i vogël buzë Adriatikut dhe Jonit ka plazhe përrallore, kulturë të pasur, pasuri natyrore dhe njerëz të përzemërt që mysafirit i urojnë sinqerisht mirëseardhje. Dhe shto këtu pastaj dhe faktin se çmimet janë më shumë se të arsyeshme.

“Bukur si ne Kroaci, vetëm se shumë më lirë!”, shkruan müe tutje bild.de, duke iu referuar plazheve të bregdetit jugor shqiptar.

Nga altoparlanti shpërndahet xhazi delikat, era e mbrëmjes bart zhurmërimën e perëndimit të diellit. Rri ulur në tarracën në tavan të restorantit “Vertigo” në Durrës dhe hedh shikimin mbi det, ndërsa çadrat shumëngjyrëshe të dellit japin vulën e tyre me ngjyra. “Vertigo” është një preferim i adhuruesve të gjellëve me peshq dhe me fruta deti. Kamerierët, në tavolinat mbuluara me shije, shërbejnë delikatesa si: karkaleca deti me portokall (që kushton rreth 4.30 euro) si paragjellë ndërsa si gjellë kryesore “linguine me Skampi” (rreth 5.70 euro) ose një pjatë të bollshme me peshk dhe fruta deti nga zgara (rreh 12.90 euro), një gjysmë litri verë të hapur shtëpie që kushton 3.60 euro.

Në bulevardin Epidamni mund të shëtisni për mrekulli: këtu, nën palma, ka butikë, bare dhe kafene të bukura.
Lart mbi Krujë rri në fron kështjella, pas saj shkëmbinjtë prekin qiellin. Rruga për në kështjellë është e rrëpinjtë dhe me kalldrëm; është rruga e zanatlinjve.

Unë ndjek zhurmën lehtë të një furre bashkë me tingullin e goditjeve të çekiçit dhe ngjitem shkallëve të argjendarisë së vogël të Hamdi Elbasanit. Ai rregullon këtu gjësende të bukura, pikërisht ashtu siç ka qenë zakon në mesjetë.

Në kalanë e Beratit, pasuritë e rralla artistike si për shembull ikonat me ngjyra përrallore i kanë mbijetuar komunizmit. Pikturat e idhujve shkëlqejnë dhe ndrijnë aq gjallërishëm sikur të ishin pikturuar dje. Kodra – kështjellë e Beratit mban brenda të gjithë qytetin e vjetër. Një grusht familjesh jetojnë këtu ndërsa në kopshtet e tyre rriten pemë madhështore të kumbullave të verdha, shkruan bild.de. Zotëri Ilia shet me kaushë të vegjël mana ose qershi, për 35 cent.

Shoferi Elvis e nget makinën rrëpirave përmes vargmaleve në bregdetin e jugut. Nga qyteti Gjirokastër, rruga dredhon fillimisht përmes maleve për ta arritur pastaj detin Jon. Para kësaj ne dua ta shohim “Syrin e kaltër”, një mrekulli natyre, të fshehur në mes të lartësive të thata, të egra. Nën drunjtë gjigantë të panjave shpërthen uji dhe shkëlqen në një ngjyre të kaltër bruz. Përroi zhduket në një pyll që duket si xhungël.

Në Sarandë, janë radhitur njëri hotel pas tjetrit. Nga hoteli me pesë yje deri te streha për turistët me çantë shpine, ka këtu çdo lloj strehimi të mundshëm, përcjell albinfo.ch. Ky vend është njëra ndër parajsat shqiptare të pushimeve. Nga baret deri te klubet e plazheve e deri te restorantet vërtet të mira për çdo shije, i gjen këtu. Mysafirët vijnë edhe për shkak të rrënojave antike të Butrintit dhe parkut nacional me të njëjtin emër.

Unë shëtis në shëtitoren e plazhit deri te porti i vogël, dy duzina barkash të peshkatarëve pehaten mbi valët e buta. Në restorantin “Limani” ulem nën palmat hijesuese dhe porosis një oktapod nga skara, me bukë të thekur dhe me perime.

Një rrugë automobilistike e mrekullueshme është segmenti nga Saranda deri në Vlorë, përgjatë detit mbi qafën e Llogarasë. Poshtë, në bregdet rrezëllijnë herë pas here plazhe të fshehura në detin ngjyrë bruz. Kjo këtu është “riviera e Shqipërisë” dhe një ndalesë për të bërë banjë është domosdo.

Pastaj rruga, lak pas laku, ngjitet përpjetë drejt qiellit. Njëmijë metra më poshtë vezullojnë gjire të vogla në det – këtu mund të gjeni edhe më, plazhe të vetmuara, malet dhe teti kanë një bukuri romantike të egër. Me kalimin e lartësisë së qafës është arritur te Parku Nacional i Llogarasë. Këtu jetojnë ujq, qielli u takon shqiponjave dhe gjeraqinave.

Këshilla për bujtje bë Vlorë: “Hotel Bologna”, në fund të rrugës kryesore dhe shëtitores në port, me dhoma moderne e të dizajnuara bukur (nga 50 euro).


 Të tjera nga Shqipëria përtej bregdetit