Lajme
Britani: Mblidhen mbi 18 mijë paund për ta sjellë trupin e shqiptarit në atdhe
Motra e shqiptarit që vdiq në anijen Bibby Stockholm ka falënderuar publikun pasi një apel për mbledhjen e fondeve për riatdhesimin e trupit të tij gati dyfishoi objektivin e saj prej 10,000 paundësh, përcjell albinfo.ch.
Leonard Farruku, 27 vjeç, u gjet pa jetë në bordin e anijes në Portland Port, Dorset, më 12 dhjetor.
Motra e tij, Jola Dushku, tha se familja u përball me “tragjedinë e dyfishtë” të vdekjes së tij dhe të pamundësisë për të sjellë trupin e tij në shtëpi për një varrim.
Por, një faqe GoFundMe që ajo krijoi ka mbledhur më shumë se 18,000 £. Zonja Dushku tha se “bujaria” ishte “një demonstrim i fortë i humanizmit të njerëzve në MB”.
Një hetim sqaroi më parë se nuk kishte rrethana të dyshimta në lidhje me vdekjen dhe çështja u shty për një seancë të plotë në një datë të mëvonshme.
Trupi i zotit Farruku ka mbetur në një morg në Dorset, shkruan BBC.
Në faqen e mbledhjes së fondeve, të krijuar të martën, zonja Dushku tha se jeta e vëllait të saj “përfundoi në mënyrë të paimagjinueshme për të gjithë ndërsa ishte në MB”.
Pasi kaloi objektivin fillestar, ajo postoi të mërkurën: “Nuk mund të falënderoj sa duhet të gjithë njerëzit nga Britania e Madhe, komuniteti shqiptar në MB dhe të gjithë shqiptarët në mbarë botën për bujarinë e tyre që na ndihmuan për të siguruar paratë e nevojshme… për të sjellë në shtëpi trupin e vëllait tim”.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











