Lajme
Britani: Për shkak të një grope, 22-vjeçari shqiptar e humb jetën
Mediat angleze shkruajnë se Gjykata në Maidstone, Angli, u shpreh se shkaku u vdekjes së 22-vjeçarit shqiptar A.Ll. ishte një gropë në rrugë, transmeton albinfo.ch.
Lidhur me temën, një dëshmitar okular tha para gjykatës se Lleshi papritmas u rrotullua me biçikletën e tij, duke u përmbysur në fund.
Thuhet se ai ra menjëherë, pa ndjenja, dhe erdhi në vete vetëm shtatë minuta më vonë, momenti kur dy shoferë dhe një infermiere jashtë detyrës kishin ndaluar për ta ndihmuar.
Ndërkohë pas aksidentit policia dhe ambulanca erdhi, ai ishte i vetëdijshëm dhe ishte ulur në rrugë.
Pavarësisht se thuhet se shqiptari ishte në gjendje të qëndronte në këmbë dhe përfundimisht të hynte në një ambulancë në pritje, ai vazhdimisht ankohej për dhimbje në kokë dhe kërkoi ilaç për lehtësim dhimbjeje, para se të binte pa ndjenja edhe për dy minuta të tjera dhe të zgjohej sërish.
Mediat angleze shkruajnë se ai u transferua në spitalin William Harvey, ku u zbulua se kishte pësuar një dëmtim traumatik në tru.
![]()
Sipas raportit shëndetësor, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u transferua në spitalin King’s College për një operacion urgjent. Fatkeqësisht, pavarësisht se operacioni ishte i suksesshëm, Lleshi nuk u zgjua dhe u shpall i vdekur më 5 qershor, tri ditë pas aksidentit.
Ndihmës mjekja ligjore, Katrina Hepburn, tha në gjykatë se me shumë mundësi i riu shqiptar nuk e kishte parë gropën e thellë në rrugë dhe duket se ky fakt ka kontribuar në aksident.
Ajo tha: “Ndoshta gropa nuk ishte e dukshme për të, duke pasur parasysh kohën, pavarësisht nga dritat e rrugës. Kjo duket se e ka bërë atë të humbasë ekuilibrin”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













